Arrestohet në Tiranë i dyshuari si pjesë e trafikut të 7 ton kokainë nga Brazili në Itali

Kronikë e zezë

Arrestohet në Tiranë i dyshuari si pjesë e trafikut të 7 ton kokainë nga Brazili në Itali

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:27
Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës, mes tyre është dhe një shqiptar. 

Operacioni i drejtorisë së antimafias në Romë ka nisur në orët e para të mëngjesit. Urdhërarrestet po ekzekutohen njëkohësisht në Shqipëri dhe në Itali informoi Guardia di Financa.

Ndërsa policia e Shtetit informoi se arrestimi u Petokut është bërë në Tiranë.

"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit  pas informacioneve të marra në rrugë operative, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D.P. 31 vjeç, nga Tirana. Gjykata e Romës, Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

 Te arrestuarit 

Bëhet fjalë për Dorian Petokun, shqiptar i datëlindjes 1988, shtetasin malazez  Tomislav Pavlovic, datëlindja 1988 si dhe shtetasve italianë Salvatore Casamonica, aktualisht në burg, Silvano Mandolesi, në aktualisht në arrest shtëpie dhe Marcello Schiaffini, datëlindja 1966m edhe ky në arrest shtëpie aktualisht.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit "Gramigna" kundër një karteli që kishte qëllimi furnizimin me drogë të tregjeve romane dhe napoletane.

Shtetasi italian Casamonica kishte kontakte me trafikantët amerikano jugorë dhe për të lidhur marrëveshje për transportimin e gati 7 tonë kokainë në vit në Itali.

Transportimi do të bëhej përmes avionëve privatë, dhe në secilin udhëtim do të transportoheshin 1 ton drogë,

Nga ana tjetër Petoku ishte i lidhur me trafikantë brazilianë për të sjellë sasi të mëdha droge. Ky mbështetej nga Pavlovic i cili shkonte shpesh në qytetin San Paolo për të siguruar mjetet logjistike të trafikut të drogës, përmes korruptimit të funksionarëve doganorë në aeroport me qëllim që t'i ngarkesat të kalonin pa kontroll.

Në këtë operacion ndërkombëtar të koduar "Brasile Low Cost"  është angazhuar dhe agjencia amerikane DEA me agjentët e vet dhe me mjete logjistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat