Roja i marketit ndihmon vjedhjen e cigareve në vlerë prej dy mijë eurove e 500 euro në arkë

Kronikë e zezë

Roja i marketit ndihmon vjedhjen e cigareve në vlerë prej dy mijë eurove e 500 euro në arkë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:07
Vjedhja

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve  B.M., B.M., Sh. B., dhe A.M., për  veprën penale “ vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëkryerje kanë hyrë në marketin “ Dushi”, në Komunën e Malishevës, duke vjedhur pako të cigareve në vlerë prej 2.000 euro, arkën e marketin në vlerë 500 euro dhe 35 mbushje të operatorëve të ndryshëm telefonik. Tre të akuzuarit  B.M., B.M., dhe Sh. B., kishin bërë marrëveshje paraprake me të akuzuarin A.M., i cili atë kohë ishte edhe roja e marketit në fjalë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mire se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovës që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat