Paraburgim për dy të dyshuarit që sulmuan me sëpatë një person në Gjilan

Kronikë e zezë

Paraburgim për dy të dyshuarit që sulmuan me sëpatë një person në Gjilan

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:34
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurve E. K. dhe A. Xh.  

Të pandehurit E. K. dhe A. Xh. dyshohet se me datë 27 janar 2019, në parkingun e kafiterisë ‘’Astoria’’, në Gjilan, kanë marr pjesë në një konflikt fizik me të pandehurin G. A., me që rast i kanë shkaktuar lëndim trupor, në atë mënyrë që me dashje dhe përgatitje paraprake, me sëpatë dhe thikë në gjatësi prej 50 cm, e kanë sulmuar të njëjtin.

Më këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, vepra të sanksionuara më Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjtit po të gjenden në liri, mund të arratisen apo ndikojnë tek dëshmitarët dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.

Ndërkohë, gjatë ditës se djeshme gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej tridhjetë (30) ditësh të pandehurit G. A., për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat