Kalimtari përplaset nga makina në vijat e bardha, në gjendje kritike për jetën

Kronikë e zezë

Kalimtari përplaset nga makina në vijat e bardha, në gjendje kritike për jetën

Më: 31 janar 2019 Në ora: 06:06
Ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Shkodër.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje, ku një makinë dyshohet se ka përplasur një këmbësor i cili ecte tek vijat e bardha.

Mësohet se i plagosuri rëndë është 49 vjeçari Kujtim Krosi.

Një 50 vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përplasur këmbësorin, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat