Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:27
Plagosje në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj është plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku viktima është plagosur me armë zjarri.

Ndihmën e parë mjekësore, viktima e ka marrë në emergjencën e Ferizajt, ndërsa për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në QKUK.

Sipas policisë, dyshohet se viktima është plagosur aksidentalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat