Kapen me 2.6kg marihuanë, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

Kapen me 2.6kg marihuanë, tre të arrestuar

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar të komuniteti ashkali në pikën kufitare ‘Kulla’, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit-autobus, në një çantë, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2609 gramë (2 kg. e 609 gramë).

Në lidhje me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, ndërsa gjatë bastisjes së shtëpive të dy të dyshuarve të parë, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 13.55 gram substanca narkotike të dyshuara si marihuanë.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur dje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat