Aksion si në filma, 13 persona tentojnë ta lirojnë një të arrestuar në Podujevë

Kronikë e zezë

Aksion si në filma, 13 persona tentojnë ta lirojnë një të arrestuar në Podujevë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:39
Policia e Kosovës

Në fshatin Dobratin të Podujevës dy ditë më parë policia ka arrestuar një person.

“Njësitet policore pasi kishin arrestuar një person në bazë të urdhëresës së gjykatës, rreth 12-13 persona kanë bllokuar rrugën  dhe i kanë penguar zyrtarët policorë, duke tentuar që t’i hapin dyert e veturës zyrtare, me qëllim të lirimit të personit të arrestuar, por nuk kanë arritur dhe i arrestuari-kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton raporti policor.

Njëri nga të dyshuarit ka kanosur njërin nga zyrtarët policorë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe njësitet policore kanë nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat