Policia jep detaje për 45-vjeçaren që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për 45-vjeçaren që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 04:37
Policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth një personi të gjinisë femërore që sot është gjetur e vdekur në fshatin Novosellë e Begut të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KALLXO.com se rreth orës 14:00 është raportuar se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Sipas zëdhënësit të Policisë, viktima është rreth 45-vjeçare.

Zahiti tha se rasti është proceduar si vdekje e dyshimtë.

“Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Avni Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat