Shkatërrohet banda, në pranga 1 shqiptar dhe 4 djemë nga Kosova

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda, në pranga 1 shqiptar dhe 4 djemë nga Kosova

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:08
Foto Ilustrim

Një bandë shiptare, autore e një sërë vjedhjesh në provincat e Milanos, Monzas dhe Bergamos është shkatërruar nga autoritete italiane.

Në pranga janë vënë pesë persona, katër shqiptar të Kosovës dhe një shqiptar. Ata janë Sabedin Bytyqi, 50 vjeç; vëllai i tij, Arsim Bytyqi, 44 vjeç; Raimond Çela, 30 vjeç; Visar Sopjani, 33 vjeç dhe Fitim Emiri, 45 vjeç.

Të gjithë të arrestuarit janë me precedentë në fushën e vjedhjes. Ata dyshohet se janë autorët e të paktën 27 grabitjeve të kryera që prej 14 Qershorit dhe 25 Shtatorit të 2018-s.

Banda përdorte një makinë që e kishte grabitur në Dhjetor të 2017-s. Ishte në fakt Audi RS3 që bëri të nisnin hetimet ndaj tyre.

Në çdo grabitje grupi kriminal, ndërronte targat, gjë që u vu re nga disa kalimtarë në zonën zonën Trezzano sul Naviglio. Aty autorët mblidheshin dhe planifikonin grabitjet. Sipas mediave italiane, autoritetet kanë vlerësuar se në total grupi shqiptaro-kosovar ka kryer vjedhje me vlerë që shkon deri në 100 mijë Euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat