Aktakuzë ndaj dy personave për tentim për migrantë

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj dy personave për tentim për migrantë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.S. dhe A.B., për shkak të veprës penale ‘’Kontrabandim me migrantë’’.

Sipas aktakuzës, më 21 dhjetor të vitit që lamë pas, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, të pandehurit E.S. dhe A.B., në bashkëveprim, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë financiar, kanë tentuar të kryejnë kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që paraprakisht i pandehuri A.B., kishte kontaktuar me të dëmtuarit L.T. dhe T.TH., për dërgimin e tyre në shtetet perëndimore, përkatësisht në shtetin e Zvicrës.

Për këto shërbime, i dëmtuari T.TH. duhej të paguante shumën prej 3,500 euro, ndërsa i dëmtuari L.M., të paguante shumën prej 4.000 euro, pasi që të arrinin në shtetin e Zvicrës.

I pandehuri A.B., në datën e lartshënuar, i kishte sjellë të dëmtuarit deri tek restorant ‘’Victoria’’, afër vendit të quajtur ‘’Crep’’, në Kamenicë, ku pastaj nga aty për në Serbi, i kishte shoqëruar i pandehuri tjetër E.S., por që në pikën kufitare Kosovë – Serbi janë hetuar nga policia e Kosovës dhe janë kthyer në Kosovë.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën e lartshënuar penale, e cila ka ngelur në tentativë.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për këtë vepër penale dhe t’iu shqiptojë sanksion penal me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat