Aksident në Vushtrri, dy persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Vushtrri, dy persona të lënduar

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 17:18
Pamje nga aksidenti

Në pasditen e sotme në Vushtrri, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, si pasojë e ndeshjes së pesë veturave.

Mësohet se nga aksidenti ka edhe persona të lënduar, por nuk dihet akoma shkalla e lëndimit të tyre.

Sipas zëdhënësit për media në Policinë e Kosovës, Bajram Kelmendi, nga ky aksident janë lënduar dy persona.

Image

“Ka ndodhur një aksident në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Vushtrri, në orën 14:37. Sipas informatave të para janë të përfshira pesë vetura, ku prej tyre janë edhe dy të lënduar”, ka thënë Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat