Digjet një objekt afarist në Drenas

Kronikë e zezë

Digjet një objekt afarist në Drenas

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:44
Drenas

Një objekt afarist për përpunimin e drurit që ndodhej në parkun e biznesit në fshatin Koreticë e Epërme të Drenasit, mbrëmë e ka kapluar zjarri.

Sipas viktimës si pasojë e zjarrit në makineri të punës dhe objekt janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa, rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat