Tetë të lënduar nga aksidenti i rëndë trafiku në Poklek të Drenasit

Kronikë e zezë

Tetë të lënduar nga aksidenti i rëndë trafiku në Poklek të Drenasit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 15:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Sot rreth orës 14:00 një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Poklek të Drenasit, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve të tipit BMW dhe Opel Astra, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona. Të njëjtit janë dërguar për të marrë trajtim mjekësorë. Ndërkohë që njësitë e trafikut janë duke e hetuar rastin”.

***

Në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku.

Të përfshira janë dy vetura, derisa lëndime trupore kanë marrë 5 persona, bëjnë të ditur burime të IO.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Po rreth orës 14.20 ka ndodhur një aksident mes dy veturave në fshatin Poklek. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe lëndime trupore kanë marrë 5 persona, ata janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat