Një qytetar i Gjilanit gjendet i pajetë në liqenin e Livoqit

Kronikë e zezë

Një qytetar i Gjilanit gjendet i pajetë në liqenin e Livoqit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:10
Një qytetar i Gjilanit gjendet i pajetë në liqenin e Livoqit

Në Liqenin e Livoqit është gjendur trup i pajetë i gjilanasit me incialet E.SH.

Trupi është gjetur nga një skuadër e kërkim shpëtimit në ujëra e FSK-së. Nga FSK kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i është dorëzuar Policisë së Kosovës.

“Operacioni i kërkimit nga zhytësit e FSK- së ka filluar sot në ora 09:00, në kushtë të vështira të shkaktuara nga ngricat dhe pas një pune profesionale, specialistët e FSK-së kanë arritur që të identifikojnë lokacionin dhe të nxjerrin në breg trupin e personit të shpallur në kërkim. Trupi i pajetë i personit E.Sh. i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipeve të mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjshme”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës kishte njoftuar se një është zhdukur një person nga Gjilani, teksa veturën e tij e kishin gjetur pranë liqenit të Livoqit. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan vdekjen e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat