Kapet shoferi që braktisi të riun që aksidentoi

Kronikë e zezë

Kapet shoferi që braktisi të riun që aksidentoi

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin 28-vjeçarin me inicialet A. B., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Vlorë pasi mbrëmjen e kaluar, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ‘Opel’ në rrugën ‘Anita Bitri’ ka goditur shtetasin T.J., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për ‘Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat