Gjuajnë kafshë në ditën kur gjuetia është e ndaluar, arrestohen

Kronikë e zezë

Gjuajnë kafshë në ditën kur gjuetia është e ndaluar, arrestohen

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy persona në rrugën ‘Maja e Zezë’ në Pejë, pasi që të njëjtit dyshohet se rreth tri ditë më parë, kanë gjuajtur kafshë të pyllit në ditën kur gjuetia ishte e ndaluar.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, si dhe 37 fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat