Dy jordanezë dhe një anglez kanosin një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy jordanezë dhe një anglez kanosin një person në Prishtinë

Nga: Z.B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 11:36
Foto ilustruese

Sipas Policisë së Kosovës, janë arrestuar tre persona, një anglez dhe dy jordanezë, pasi të njëjti pas një mosmarrëveshje kanë kanosur viktimën, shqiptar, derisa ishin duke banuar me qira në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mustafë Kruja”, në Prishtinë, të dielën në ora 21:00.

Viktima pa pranuar trajtim mjekësor si pasojë e shqetësimit.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Bota Sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat