Minë me telekomandë dhe kanabis, arrestohet një person në Elbasan

Kronikë e zezë

Minë me telekomandë dhe kanabis, arrestohet një person në Elbasan

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:21
Elbasan

Nga operacioni "Zaranika" i policisë eshte sekuestruar lëndë narkotike dhe një minë

Në pranga poseduesi Adriatik Ramaj, u sekuestruan 7 kg kanabis

Mina e sekuestruar ishte me telekomandë.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

Finalizohet operacioni "Zaranika", sekuestrohen lëndë narkotike dhe minë me telekomandë, në pranga poseduesi i tyre

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike apo lëndë plasëse, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, pas një hetimi me metoda speciale, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Zaranika", ku u arrestua në flagrancë shtetasi A.R.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në qytetin e Elbasanit i kanë gjetur këtij shtetasi 1 minë me telekomandë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat