Një person i moshës 46-vjeç është arrestuar në flagrancë gjatë ditës së sotme në Elbasan. Shtetasi me iniciale K.C., banues në Elbasan u arrestua pasi, në banesën e shtetasit P.A., dyshohet se i ka marrë portofolin me një shumë parash dhe një aparat celular.
Sipas njoftimit të Policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Ja njoftimi i plotë e Policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
K.C., 46 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi, në banesën e shtetasit P. A., dyshohet se i ka marrë me dhunë portofolin me një shumë parash si dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.