Për 5 mijë euro lëshon certifikata fals, dy të arrestuar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Për 5 mijë euro lëshon certifikata fals, dy të arrestuar në Prishtinë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:15
Ilustrim

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) e Prishtinës, pas një hetimi njëmujor, ka arrestuar sot dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, falsifikim i dokumentit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, falsifikim i dokumenteve.

Policia më 26.12.2018 kishte pranuar një informatë nga Fakultetit i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike-Universiteti i Prishtinës, se personi i dyshuar A.L. (1982) mashkull, kosovar-shqiptar, ka dorëzuar dy certifikata të falsifikuara për marrjes e diplomës, me arsyetimin se ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP.

Pas hetimit të rastit, policia ka siguruar prova materiale se i dyshuari kryesor i rastit është zyrtari i UP-së, i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike A.J. (1986) mashkull kosovar-shqiptar, i cili në shpërblim prej 5 mijë eurove, në mënyrë të kundërligjshme ia ka lëshuar certifikatën e notave dhe certifikatën e përfundimit të studimeve të dyshuarit të parë.

Me këtë rast si prova materiale janë konfiskuar një kompjuter edhe dy telefona mobilë, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Agjencionin e Forenzikës, ndërkoh[ që me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë,  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat