Policia jep detaje për aksidentin në lagjen ‘Kodra e Trimave’, dy persona të lënduar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në lagjen ‘Kodra e Trimave’, dy persona të lënduar

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:41
Ilustrim

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 19:34 në Prishtinë,  përkatësisht në lagjen ‘Kodra e Trimave’ ku kanë pësuar lëndime dy persona.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për mediat vendore ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.

“Me datën 05.02.2019 rreth orës 19:34 minuta në rrugën Vllezërit Fazliu në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku rrugor me lëndime trupore dhe dëme materiale , ku janë te përfshira dy automjete: Një automjet VË Kombi ngjyrë e kaltër me targa vendore, në te cilin një pasagjer ka mbetur i lënduar dhe 2. automjeti Audi C/3 ngjyrë e hirit me targa vendore, ne te cilin janë lënduar vozitësi dhe pasagjeri”, ka bërë të ditur ai.

Ai ka treguar se të lënduarit pas trajtimit në emergjencë, janë liruar për në shtëpi.

“Të lënduarit janë dërguar në Emergjencë në QKUK ne Prishtinë, ku pas trajtimit mjekësor të gjithë janë liruar. Dyshohet qe shkak i këtij aksidenti ka qenë kyçja e pa sigurt në rrugë”, ka shtuar Hoxha.

Policia ka apeluar tek te gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë qarkullimit të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik për të shmangur aksidentet rrugore qe shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda.

Nga ana tjetër Policia me njësitet e saj do të ndërmerr  veprime ligjore për të  gjithë ata qe bien ndesh me ligjin e trafikut duke përfshirë edhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat