Dy shtetas serbë kapen duke kryer kontrabandë me mallra

Kronikë e zezë

Dy shtetas serbë kapen duke kryer kontrabandë me mallra

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në kufirin Kosovë-Serbi, pasiqë janë kapur nga Policia dukke kaluar kufirin ilegalisht me veturë, si dhe në veturën e tyre është gjetur një sasi e mallit e cila dyshohet për kontrabandim.

Vlera e mallit të kontrabanduar dyshohet të jetë në vlerë rreth 700 euro, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit vetura me mall është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor. 

Të dyshuarit janë arrestuar,  kurse rasti është paraqitur me procedurë të rregullt në prokurori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat