Armëmbajtje pa leje, arrestohet një person në Istog

Kronikë e zezë

Armëmbajtje pa leje, arrestohet një person në Istog

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:11
Ilustrim

Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Kovragë të Istogut.

Sipas Policisë, gjatë  kontrollit të policisë, në veturën e të dyshuarit, është gjetur një armë e llojit pistoletë me një karikator me fishek të kalibrit 7.65 mm.

Arma e personit në fjalë është konfiskuar, kurse vet i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat