Kërkohet paraburgim për të miturin e përfshirë në përleshje fizike - Bota Sot
Kërkohet paraburgim për të miturin e përfshirë në përleshje fizike

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për të miturin e përfshirë në përleshje fizike

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:36
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të miturin A.H, për shkak se dyshohet që është përfshirë në një përleshje në shkollën e mesme ‘’Zenel Hajdini’’, në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme ‘’Zenel Hajdini’’, në Gjilan, ku të miturit janë përleshur mes vete, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, me ç‘rast i mituri A.H., gjatë përleshjes e ka goditur me grusht në hundë të dëmtuarën e mitur M.O., që kishte bërë përpjekje për t’i ndarë, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, pas të cilave është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan.

Sipas një komunikate, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjithashtu ka marrë aktvendim për fillim e procedurës përgatitore ndaj të miturve A.H., A.L., SH.H., S.L., dhe B.L., pasi që të njëjtit  pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete në shkollë.

Të miturit A.L. dhe SH.H., dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ndërsa të miturit S.L. dhe B.L., dyshohen për veprën penale ‘’Sulm’’ të KPRK-së.

Si pasojë e kësaj rrahje, lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe i mituri A.H., i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Prokuroria e Gjilanit vlerëson se masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...