Kapen me drogë, dy të arrestuar në Istog

Kronikë e zezë

Kapen me drogë, dy të arrestuar në Istog

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:13
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një bastisje të një veture në një fshat të Istogut ka arrestuar dy persona, pasi në bagazhin e automjetit të tyre janë gjetur tetë thasë me lëndë narkotike.

Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi 26 kg e 371.3 gramë.

Me këtë rast janë arrestuar V. K. (1990) dhe D. S. (1995), të cilët me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat