Gjendet pa shenja jete 71-vjeçarja në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete 71-vjeçarja në Prishtinë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Një grua e moshës 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa tha se bëhet fjalë për të moshuarën me inicialet S.B., e cila është gjetur e shtrirë në rrugën ”Ndue Perleshi”.

”Sot në ora 01:50, kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën “Ndue Perleshi” në Prishtinë”.

”Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për një femër S.B., 71 vjeç”.

Po ashtu, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit policorë po merren me hetimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat