Dy të arrestuar për pengim të policëve

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për pengim të policëve

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:40
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar, njëri për sjelljen e tij në një lokal, kurse tjetri për pengesë të zyrtarëve policor gjatë arrestimit të dyshuarit tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Kamenicë’, të Gjilanit, kur i dyshuari kishte hyrë në një lokal, dhe e kishte detyruar pronarin e lokalit të qëndrojë në tavolinë me të si dhe ti jap gjësende pa paguar.

Pas këtij lajmërimi policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por i dyshuari i dytë kishte tentuar të pengoj zyrtarët policor gjatë arrestimit të personit tjetër.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat