Arrest shtëpiak për të miturin që sulmoi fizikisht dy persona

Kronikë e zezë

Arrest shtëpiak për të miturin që sulmoi fizikisht dy persona

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:33
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj të miturit A. H.

I mituri dyshohet se pas një mosmarrëveshje me disa persona, godet të dyshuarin Sh. H. dhe A. L., ndërkohë gjatë përleshjes godet në fytyrë edhe të miturën M. O., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime i mituri A. H., ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, nga neni 189 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të miturit, ndonëse si masë më e butë, në këtë rast janë marr parasysh moshën e re e të miturit, si dhe faktin që përherë të parë ka rënë ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat