Ferizaj, arrestohen 5 persona u kapen me 220 kg substanca narkotike

Kronikë e zezë

Ferizaj, arrestohen 5 persona u kapen me 220 kg substanca narkotike

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 09:53
Policia e Kosovës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda,  njofton opinionin se, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, janë kryer kontrollat në dy lokacione me ndihëm e Policisë Speciale të Koosvës, si dhe, pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe gjithashtu janë konfiskuar tri vetura.

Po ashtu, janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 281, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Priokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat