Makina përplas të moshuarin në Tiranë

Kronikë e zezë

Makina përplas të moshuarin në Tiranë

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 20:49
Pamje nga aksidenti

Një burrë i moshuar rreth të 70-tave është përplasur nga një fouristradë tip “Benz” mbrëmjen e së dielës, në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur tek Liceu Artistik, në Rrugën e Elbasanit.

I moshuari është dërguar me shpejtësi në spital, ku sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat