Shoferi i autobusit ngacmon seksualisht të miturën

Kronikë e zezë

Shoferi i autobusit ngacmon seksualisht të miturën

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24-orësh, se një vajzë e mitur i ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga shoferi i autobusit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin Banjë të Zveçanit.

Viktima femër K/Serbe e moshës së mitur ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga ngasësi i autobusit – i dyshuari mashkull K/Serb.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat