Digjet një shtëpi në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Fushë Kosovë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Në Fushë Kosovë një shtëpi është përfshirë nga zjarri.

Një person ka njoftuar se për shkaqe ende të panjohura shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore , njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar dhe lokalizuar zjarrin, si dhe eksperti i zjarreve”, thuhet në raportin policor.

Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat