Rrihen gjashtë persona në Drenas, nga spitali përfundojnë në burg

Kronikë e zezë

Rrihen gjashtë persona në Drenas, nga spitali përfundojnë në burg

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:56
Policia e Kosovës

Në fshatin Çikatove e vjetër të Drenasit gjashtë persona janë rrahur mes vete.

Policia njofton se fillimisht pas një aksidenti në trafik mes dy automjeteve, gjashtë persona janë përfshirë në rrahje mes vete, të cilët dyshohet se kishin mosmarrëveshje të më hershme.

Si pasoj e lëndimeve të dyshuarit kanë marr tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Drenas, e më pas janë dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK.

Pas tretmanit mjekësor pesë të dyshuarit me vendimin e prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari gjashtë i cili vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK mbikëqyret dhe sigurohet nga policia pasi edhe ky me vendimin e prokuronit është i ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat