Arrestohen dy të dyshuar, konfiskohen disa armë - Bota Sot
Arrestohen dy të dyshuar, konfiskohen disa armë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar, konfiskohen disa armë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në vepra penale, ndërsa gjatë bastisjes së një shtëpi, ka konfiskuar disa armë dhe materaile tjera.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Mitrovicës-Veri, pas një pune paraprake hetimore, më 14.02.2019, ka zbatuar një  urdhër-kontrolli të lëshuar nga  Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: S.H. viti i lindjes 1968, m, k, sh  dhe B.H. viti i lindjes 1971 m, k, sh”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Kontrolli policor është realizuar në dy shtëpi banimi dhe lokale përcjellëse të të dyshuarve me ç’rast në cilësi të provave materiale  janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:

katër pistoleta,

një elektroshok,

dyqind e tetëmbëdhjetë (218) copë fishekë,

këllëf i lëkurës për mbajtje te pistoletës,

një anti-plumb ushtarak,

dy telefona celular etj.

Me urdhër të prokurorit kompetent,  i dyshuari B.H. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari S.H. është liruar në procedurë të rregullt.

Vido-linku i operacionit policor:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...