Konfiskohen armë në një shtëpi në Skenderaj

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë në një shtëpi në Skenderaj

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:22
Ilustrim

Në orët e mesditës të datës 14 shkurt 2019, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar B. D. 17 vjeç, njofton Policia e Kosovës.

Kontrolli policor është realizuar në  shtëpinë  e të dyshuarit  me ç’rast në cilësi të provave materiale  janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:

dy pushkë ajrore,

një pistoletë

një pushkë  cal 6.35 mm,

një pushkë gjuetie   

nëntë (9) copë fishekë,

një tytë e pushkës ajrore

një  thikë ushtarake,

dy dylbi të pushkës

një thikë

një boks hekuri.

Përveç konfiskimit të gjërave të kundërligjshme,  gjatë kohës së bastisjes i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërsa ndaj tij janë  iniciuar raste për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat