Përplasen dy makina, një i plagosur

Kronikë e zezë

Përplasen dy makina, një i plagosur

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 09:46
Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë Levanit, ku në aksident janë përfshirë dy automjete, një Suzuki dhe një Mercedes Benz.

Burimet e para nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i Benzit, i cili i është dërguar në spitalin e Fierit.

Shkak i aksidentit dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia tej normave te lejuara.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat