Një muaj paraburgim për përdoruesin e drogës në Gjilan

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për përdoruesin e drogës në Gjilan

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:26
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit A. I.

Ai është kapur me një sasi prej 264,6 gramë  substanca narkotike të llojit “marihuanë”, gjatë një kontrolli të zyrtarëve policorë më 15.02.2019, në rrugën “Dëshmorët” në Komunën e Vitisë.

I njëjti vetëm një ditë pasi ka mbajtur masën e paraburgimit dhe është dënuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ka përsëritur veprën e njëjtë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat