Arrestohen dy të dyshuar, trafikonin femra shqiptare

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar, trafikonin femra shqiptare

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:51
Ilustrim

Policia e Kosovës, gjatë kontrollit të një veture në rajonin e Prizrenit- Dragash, ka arrestuar dy persona nën dyshimin për trafikim me njerëz.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës, më saktësisht, rreth orës 01:30.

Policia gjatë verifikimit të veturës ka identifikuar tri femra të nacionalitetit shqiptar që ishin pjesë e këtij trafikimi.

Personat e dyshuar janë intervistuar  dhe me vendim të prokurorit kompetent  ndalohen për 48 orë. Ndërkaq, femrat e trafikuara janë dërguar për ekzaminim mjekësor dhe janë ndërmarrë veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parapara për raste të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat