Pas shqiptimit të gjobës, sulmon fizikisht policin

Kronikë e zezë

Pas shqiptimit të gjobës, sulmon fizikisht policin

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Mon Balaj’ të kryeqytetit, dje pas mesnate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat