Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Sllatinë, raportohet për të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Sllatinë, raportohet për të lënduar

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një aksident trafiku në mes dy veturash ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Sllatinë, ku si pasojë e kësaj janë lënduar dy persona

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00, ku dy vetura janë përplasur duke shkaktuar kështu lëndime trupore te dy persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 9:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Sllatinë. Janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët i kanë marrë të lënduarit dhe i kanë dërguar në QKUK”, thuhet në përgjigjen e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat