Policia tregon çka u konfiskua dje pas vrasjes në Ferizaj

Kronikë e zezë

Policia tregon çka u konfiskua dje pas vrasjes në Ferizaj

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 12:30, është arrestuar i dyshuari (moshë e mitur), i cili ka shtëne me armë-revole në drejtim të viktimës duke e qëlluar për vdekje në kokë.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatua mjeku kujdestar.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit.

I dyshuari fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia me ç’rastë është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Është konfiskuar  një revole  e cila dyshohet se është përdorur në raste  kal 7.65mm, me një karikator dhe  tre fishekë. 

Trupi i pa jetë i viktimës me vendimin e prokurorit, është dërguar për obduksion në IML ,kurse i dyshuari është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat