Bashkëshorti sulmon me thikë gruan në Gjilan

Kronikë e zezë

Bashkëshorti sulmon me thikë gruan në Gjilan

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:41
Ilustrim

Një femër në Gjilan ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një thikë nga bashkëshorti i saj i sëmurë mental.

Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

Thika është gjetur dhe konfiskuar nga policia si dëshmi materiale.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas arrestimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat