Nxënësit në Vushtrri me thika në shkolla

Kronikë e zezë

Nxënësit në Vushtrri me thika në shkolla

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kryer kontrolla të nxënësve dhe klasa mësimi në tri shkolla të mesme në Vushtrri, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar nëntë mjete të kundërligjshme, ku përfshihen shtatë mjete të mprehta thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri.

Policia thotë se në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘Siguria në shkolla’, plan ky që ka për qëllim ofrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve, me qëllim të parandalimit të dukurive negative, në kuadër të këtij plani, mbi bazën e informacioneve të siguruara dhe dyshimeve të ngritura për posedim të gjësendeve të kundërligjshme të nxënësve në shkolla, Stacioni Policor në Vushtrri ka realizuar një urdhër kontroll të nxënësve brenda hapësirave të shkollave.

“Urdhër kontrolli u realizua në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, me ç’rast janë kontrolluar nxënës dhe klasa mësimi në tri shkolla të mesme në Vushtrri. Në kontrollin e realizuar janë përfshirë mbi 2400 nxënës, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar nëntë mjete të kundërligjshme shtatë mjete të mprehta thika, një shufër metalike, një boks hekuri. Duke pasur parasysh se brenda planit operativ policor fazat e veprimit policor janë të njëpasnjëshme për qasje proaktive në fushën e ofrimit të sigurisë në objektet edukativo-arsimore Policia do të vazhdojë bashkëpunim të ngushtë me autoritete edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorive komunale të arsimit ashtu edhe të drejtorive të shkollave”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat