Dy aksidente trafiku në Komoran të Drenasit

Kronikë e zezë

Dy aksidente trafiku në Komoran të Drenasit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Sot rreth orës 15:30 kanë ndodhur dy aksidente trafiku në Komoran të Drenasit, ku janë të përfshira tre vetura dhe një kamion.

Media ka mësuar se aksidenti ka ndodhur përballë pompës së benzinës ‘HIB Petrol’ e cila ndodhet në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në magjistralen Prishtinë-Pejë është raportuar për dy aksidente trafiku. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat