Aksident i rëndë në Lluzhan të Podujevës, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Lluzhan të Podujevës, ka të lënduar

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në Lluzhan

Nga përplasje, ka edhe të lënduar. Lëndimin e tyre e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të njëjtit janë nisur për Prishtinë.

“Nga aksidenti në fjalë ka të lënduar, për momentin nuk dihet se për sa persona. Ekipet Emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe të njëjtit janë nisur menjëherë për në QKUK të Prishtinës”, kanë thënë nga Emergjenca.

Sipas dëshmitarëve, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat