Shpërndante drogë në shkolla, në pranga 32-vjeçari

Kronikë e zezë

Shpërndante drogë në shkolla, në pranga 32-vjeçari

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:38
Ilustrim

Policia e Lushnjës ka arrestuar një person pasi dyshohet se shpërndante drogë nëpër shkollat e qytetit.

32-vjeçari u arrestua në një ambient afër shkollës me disa doza kanabis.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shpërndante lëndë narkotike në shkolla, Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagrancë autorin.

Sekuestrohen disa doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bën arrestimin e shtetasit:

M.B, 32 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientin përreth shkollës u kap me disa doza lëndë narkotike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat