Dhunonte gruan dhe fëmijët, SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses

Kronikë e zezë

Dhunonte gruan dhe fëmijët, SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 10:28
Ilustrim

SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”. Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat