Eksperti i komunikacionit tregon po ndodhin aksidentet me fatalitet në Kosovë

Kronikë e zezë

Eksperti i komunikacionit tregon po ndodhin aksidentet me fatalitet në Kosovë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Në Kosovë aksidentet me fatalitet nuk kanë të ndalur.

Edhe sot rrugët e vendit u përgjakën, ku në Zhur të Prizrenit, si pasojë e një aksidenti të rëndë të trafikut, tre persona humbën jetën.

Aksident pati edhe në Shkabaj të Prishtinës mirëpo që fatmirësisht përfundoi pa viktima, e me tre të lënduar.

E në vitin që lamë pas rreth 110 persona humbën jetën në aksidente në krejt territorin e vendit.

Lidhur me këtë dukuri, ka folur eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.

Dedaj thotë se aksidenteve me fatalitet po u kontribuon fakti që në Kosovë nuk bëhen hulumtime për shkaqet që po i shkaktkojnë.

Sipas tij, një gjë e tillë është esenciale për t’u arritur deri në një përfundim mbi këtë dukuri.

“Për fat të keq në Kosovë nuk bëhen hulumtime për shkaqet që shkaktojnë aksidentet, e për të përcaktuar elementet e faktorëve si shkaktërë të aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet, atëherë është e nevojshme të bëhen hulumtime të aksidenteve”, ka thënë ai.

Ai rradhit edhe shkaqet se pse po ndodhin këto aksidente, ndërkaq si të parën ai e vendos tejkalimin e shpejtësisë së kufizuar.

“Për arsyen e mungesës së hulumtimeve, është problem të flitet për shkaktarët e aksidenteve të caktuara. Në përgjithësi gjatë vitit të kaluar si shkaktarë i aksidentëve kanë qenë tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar, ndërkaq që në kushte e dimrit janë edhe kushtet atmosferike si dhe kushtet e rrugës, duke mos i lënë anash elementet e automjetet siç janë sistemi i frenimit dhe i ndriqimit”, përfundon Dedaj.

E si pasojë e shpeshtimit të aksidenteve me fatalitet, Policia e Kosovës ka vendosur që të shpeshtojë patrullimin nëpër autostrada, duke përfshirë edhe patrullimin  me vetura me targa civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat