Makina përplaset me bordurën e karburantit ende pa gdhirë, në gjendje të rëndë 3 të rinj nga Kruja

Kronikë e zezë

Makina përplaset me bordurën e karburantit ende pa gdhirë, në gjendje të rëndë 3 të rinj nga Kruja

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 09:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre të rinj nga Kruja kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Krujë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në 04:30.

Të rinjtë që udhëtonin me një makinë fuoristradë, janë përplasur në aksin rrugor Fushë-Krujë, me bordurën e një karburanti që ndodhet pranë fshatit Kamberas.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë të tre, dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Shofer ishte Ilir Gega, ndërsa Altin Vogli dhe Dorjan Hifi, ishin pasagjerë, të tre banues në Krujë.

Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të qarkullimit rrugor si dhe mungesa e sinjalistikës në këtë aks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat