Policia e arreston hajnin e Podujevës, kishte kryer vjedhje në një shkollë

Kronikë e zezë

Policia e arreston hajnin e Podujevës, kishte kryer vjedhje në një shkollë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:18
Ilustrim

Personi I identifikuar është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë që atij i janë konfiskuar sendet e raportuar më herët si të vjedhura. 

Sendet e konfiskuara nga policia, sot u janë kthyer në pronësi të shkollës fillore në Lupq.

“Dje ma datë 25.02.2019 stacioni policor Podujevë, respektivisht njësia e hetimeve pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar për rastin Vjedhje e Rende e raportuar kohë më parë në shkollën fillore ,,Zenel Hajdini’’ në fsh. Lupq-Podujevë”, thuhet në njoftimin e policisë.

E ndërkohë, i arrestuari sipas policisë kishte vjedhur një aparat i fotokopjes, një shtepizë kompjuteri, një monitor, një bateri UPS, një karrige lëvizëse e lëkurës si dhe një modem i ëi-fi-së.

“Personi I identifikuar është arrestuar, gjatë procesit të hetimit në vazhdim, janë gjetur dhe konfiskuar sendet e raportura më herët si të vjedhura. Sendet e konfiskuara nga policia, sot u janë kthyer në pronësi të shkollës fillore në Lupq. Personi i arrestuar me urdhër te Prokurorit të shtetit është ndaluar nën masën prej 48 h, ndërsa dy persona , njëri gjendet në arrati ndërsa tjetri person është liruar në procedurë të rregullt me urdhër Prokurorit të shtetit”, kanë sqaruar zyrtarë të policisë në rajonin e Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat